35-vjeçarja: Pas 15 vitesh bashkëjetesë, kur burri ishte në burg bëmë celebrimin

35-vjeçarja: Pas 15 vitesh bashkëjetesë, kur burri ishte në burg bëmë celebrimin

15:29 19/05/2020

Programi “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 35-vjeçares Ema. Ajo është nënë e 4 fëmijëve dhe jeta e saj ka kaluar në vështirësi të shumta.

Kur ishte 17 vjeç, u largua nga shtëpia  e saj dhe iku me të dashurin në Greqi. Pasi solli në jetë fëmijën e parë, ajo kthehet në Shqipëri dhe jeton me vjehrrën.

Për 15 vite bashkëjetoi me partnerin dhe nuk bën celebrim. Në momentin kur ai u fut në burg, nga frika se mos Ema largohej kërkoi prej sa të bënin celebrimin.

Marrëdhënia e Emës me vjehrrën nuk ishte aspak e mirë. Ajo shprehet se vjehrra e dhunonte prandaj kërkon ndihmë në instancat përkatëse dhe merr urdhër mbrojtje.

Më pas largohet nga shtëpia me fëmijët e saj dhe strehohet tek qendra e dhunës së grave në Kamëz. Për fëmijët të gjitha këto situata kanë qenë të vështira.

Mirela Milori: U ktheve në qendër?

Ema: Po!

Mirela Milori: Po bashkëshorti si e priti faktin që ti shkove në qendër? E more në telefon, fole me të?

Ema: Të them të drejtën, me bashkëshortin nuk komunikoja shumë. Në kohën që ra në burg, mbas dy javësh vendosi të bënim celebrimin.

Mirela Milori: Pra ju bashkëjetonit?

Ema: Po 15 vjet bashkëjetesë dhe 2 vjet kam martesë.

Mirela Milori: Ju u celebruat kur ai ishte në burg?

Ema: Po! Se njerëzit e tij i thoshin në telefon, që ajo do iki dhe ishte ajo koha që njerëzit iknin në Gjermani atëherë dhe ai mendonte se dhe unë do ikja dhe vendosi të më lidhte me këtë.

Mirela Milori: E ke dashur këtë burrë, vazhdon ta duash?

Ema: E kam dashur, por më ka zhgënjyer shumë. Unë kam sakrifikuar shumë me gjithë shpirt, për të mbajtur martesën, për të rritur ata fëmijë, pavarësisht se kisha ato halle dhe probleme. Që nga koha që bëra divorcin.

Mirela Milori: Si e priti ai lajmin që do divorcohej?

Ema: Të them të drejtën, ai nuk e mendonte se unë do e divorcoja, mendonte se ishin presionet e mia. E kisha vënë shumë herë në dijeni që do bëja divorcin. Ai akoma thotë që do kthehem tek ai.

Ema: Fëmijët përjetuan një presion psikologjik kur babai ra brenda dhe kur ikëm nga shtëpia se kishim konflikte me gjyshen dhe erdhëm në një qendër që ata nuk e dinin si do ishte.

Mirela Milori: E përjetuan keq?

Ema: Shumë keq! Mbas një muaji që unë isha këtu duhet të punoja, sepse qendra ato kushte kishte, s’mund të më mbante një vit, sa kisha marrë unë urdhër mbrojtje, se kishte shumë raste.

Mirela Milori: Ti more urdhër mbrojtje nga vjehrra?

Ema: Po!

Mirela Milori: Pra ti more urdhër mbrojtje dhe të sollën në qendrën në Tiranë?

Ema: Po!

Mirela Milori: Fëmijët nuk e përjetuan mirë?

Ema: Jo! Ikja nga shtëpia, u mblodhën shumë gjëra. Mendoja dhe unë për divorcin dhe fëmija i madh më thoshte, po e bëre divorcin unë do i bëj ndonjë gjë vetes. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo