Ivanaj: Në 65% të rasteve, trajtimi shkon shumë mirë

350 raste me kancer të gjendrave limfatike identifikohen çdo vit në qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në një intervistë për Televizionin Klan, shefi i Shërbimit të Hematologjisë, Arben Vanaj na tregon se limfomat nuk shërohen, por trajtohen shumë mirë.

Në Shqipëri kemi 300- 350 raste të reja në vit. Limfomat në përgjithësi janë shkaku i të gjithë kancerëve, në përgjithësi kanceri nuk shërohet, por për limfomat mjekimi shkon shumë mirë dhe ka një jetëgjatësi shumë të mirë dhe shumë të gjatë në 65% të rasteve mjekimi i limfomave shkon shumë mirë.”

Por a kemi një mënyrë për të kuptuar nëse jemi prekur nga ky kancer?

Kanë tre simtoma kryesore në 30% të rasteve djersë, rënie në peshë ose temperaturë. Mund të jenë veç e veç ose të kombinuar.”

Ashtu si për çdo kancer edhe limfoma, nuk ka një shkak të drejtpërdrejtë.

Nuk ka mënyrë për ta parandaluar limfomën përveç jetës së shëndetshme. Nuk ka një grup target, në përgjithësi shoqërohen ne grupmoshat e larta, mbi 50 vjeç e lart.”

Mjekët rekomandojnë ushqyerje të shëndetshme, moskonsumim alkooli dhe duhani si formë parandaluese për çdo sëmundje.

Tv Klan