Mbeten të larta shifrat e pacientëve në spital

2 persona të tjerë që nuk ia dolën përballë koronavirusit në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se ndërruan jetë për 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 56 dhe 88 vjeç, ndërsa numri total i viktimave shkon në 3,130 që nga nisja e pandemisë.

Ndërsa aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Rastet e infektimeve ditore vijojnë të jetë të ulëta. Kështu, në 24 orët e fundit u konfirmuan 352 qytetarë nga 2859 testime të kryera.

Vendin e parë e mban Tirana me 152 raste të reja e ndjekur nga Durrësi, Fieri, Gjirokastra e Vlora. 426 persona të tjerë janë negativizuar, ndërsa numri rasteve aktive ka rene nen 6 mijë.

Tv Klan