Veliaj: Miratojmë lejen për 250 banesa të tjera

Vetëm në Tiranë janë afro 350 shtëpi të reja që janë në proces ndërtimi si pjesë e programit të rindërtimit ndërsa në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak do të miratohet leja dhe për afro 250 të tjera.

“Në Tiranë jemi 359 kantiere të hapura për shtëpitë. Pra, ose shumë afër fundit, ose në nivel karabinaje. Kemi prapë mbledhje të Këshillit Bashkiak të hënën dhe kemi 250-shen e fundit. Pastaj do të bëjmë një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak vetëm për të adresuar ndarjen e kurorave. Pra, do i kthejmë dy shtëpitë mbrapsht dhe do prodhojmë një vendim tjetër për katër, që të jemi në rregull edhe me ligjet e shtetit, edhe me transparencën që ju e keni theksuar që duhet të ruajmë çdo dokument”.

Kryebashkiaku Veliaj që shoqëronte Kryeministrin gjatë inspektimit të punimeve të shtëpive në reja në Lanabregas siguron se ka transparence në procesin e rindërtimit, duke i kthyer përgjigje dhe akuzave të opozitës.

“Patjetër që ka edhe njerëz që janë spekulantë, që thonë nuk jam paguar, nuk jam ndihmuar. Ne i kemi ruajtur faturat të gjithëve, raportet, akt-konstatimet, të gjithëve. Edhe kur dikush shpif për punë 2 minutash ne e verifikojmë. Por ajo që dua të them që për çdo njeri që mundohet të bëjë spekulantin, janë 1000 të tjerë që janë mirënjohës dhe që kanë respektuar shtetin, ligjet, afatet, certifikatat, hipotekën. Kështu që 99 % e njerëzve, si ata që përfitojnë, si ata që ndihmojnë, që paguajnë taksa janë super të ndershëm dhe korrekt. Pastaj çdo spekulant sqarohet, i jepet fatura”.

Sa i takon pallateve, Kryebashkiaku lajmëron se janë kualifikuar 8 kompani për ndërtimin e tyre në kryeqytet ndërsa do të nis shembja e 3 shkollave “Qazim Turdiun”, “Lasgush Poradecin”, shkolla në Pezë Helmes që do të rindërtohen nga e para.

Tv Klan