Miratohen vendimet për përdorimin e fondeve

Krahas punës që ka nisur për rindërtimin e objekteve arsimore të dëmtuara, si dhe të fondit të shpërndarë për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara, qeveria ka miratuar përdorimin e 36.5 miliardë lekëve të reja për procesin e rindërtimit të pallateve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të veçanta, një që ka të bëj me financimin e procesit të rindërtimit në Tiranë dhe një për gjithë bashkitë e tjera që patën dëmtime të mëdha nga tërmeti.

Sa i përket kryeqytetit Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit nga Bashkia e Tiranës në masën e 14.3 miliard lekëve për financimin e rindërtimit të njësive të banimit të tipit pallate dhe ndërtesa publike në zonën 5 Maji në njësitë administrative 4 e 8, si dhe në kombinat në njësinë 6.

Po nëpërmjet këtij vendimi qeveria ka miratuar përdorimin e një fondi të dytë prej 2.8 miliardë lekë të reja, të cilat i transferohen Bashkisë së Tiranës në formën e transfertës së pakushtëzuar për financimin e rindërtimit në këto zona në kryeqytet.

Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe një tjetër vendim për përdorimin e fondit të rindërtimit në masën 16.2 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit në zonat e shpallura për zhvillimi të detyruar në Bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë. Kësaj shumë i shtohet edhe fondi prej 3.2 miliardë lekë të reja të cilat po ashtu do të përdoren nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për financimin e rindërtimit për 9 bashkitë e tjera.

Tv Klan