Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit. Janë kryer 877 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 36 qytetarë.

“6 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan”, thuhet në njoftim.

Në të gjithë vendin janë 337 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al