36 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 973 testime që janë kryer në tërësi.

Nga këto, 20 raste janë në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.

Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. 25 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Maj 2022)

Raste të reja ditore          36

Të shëruar në 24 orë       25

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 973

Testime totale               1,822,442

Raste pozitive                  275,838

Raste të shëruara             272,091

Raste Aktive                         250

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            150

Fier                  27

Korçë               17

Vlorë               13

Gjirokastër      12

Shkodër           12

Elbasan            6

Lezhë              6

Berat                3

Durrës             2

Dibër                2