Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 616 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë. Janë 304 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,247 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al