Ngjarja e rëndë në Tajvan, aksidenti u shkaktua nga një automjet i mirëmbajtjes

36 persona humbën jetën dhe rreth 70 të tjerë u plagosën pasi një tren në Tajvan doli nga shinat në një tunel.

Autoritetet thanë se ekipet e shpëtimit po përpiqen të futen në vagonët brenda tunelit, që sipas tyre, janë dëmtuar rëndë.

Treni raportohet se transportonte rreth 350 vetë.

Presidentja e Tajvanit tha se një numër njerëzish mbeten ende të bllokuar brenda trenit.

Sipas raporteve të mediave lokale, aksidenti ndodhi kur një automjet mirëmbajtës ra në shinat e trenit.

Tv Klan