Ishte i dehur, vihet në pranga

Një 36-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Vlorës, pasi qëlloi me armë zjarri në ambientet e një lokali. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”.

Sipas policisë, 36-vjeçari me iniciale Xh. S., ishte nën efektin e pijeve alkoolike kur qëlloi një herë me armë zjarri në ajër, në një lokal pranë një karburanti.

Me të marrë njoftimin, autoritetet policore shkuan në vendngjarje dhe e arrestuan 36-vjeçarin, i cili akuzohet për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese e municionit, si dhe kanosje./tvklan.al