Një 36-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi me dhunë efektivët.

Mësohet se policët i kanë bërë shenjë ndalimi 36-vjeçarit në aksin rrugor Vlorë-Gjorm. Ai po udhëtonte me një mjet tip “Benz”.  Por i riu nuk i është bindur këtij urdhri dhe është larguar.

Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen ky person ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht një efektiv.

“Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut është prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi R. M., dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

 /tvklan.al