Kur Annie Schreiber vuri re që gjaku i saj kishte rrjedhur në tualet verën e kaluar, mjeku i saj insistoi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Megjithëse kjo është shenja klasike e kancerit të zorrëve, Annie, nënë e tre fëmijëve të vegjël, ishte vetëm 36 vjeç, duke i bërë mjekët të mendojnë se ajo ishte shumë e re për të pasur kancer.

Sipas asaj që shkruan

Daily Mail

, doktori i tha që ajo në rastin më të keq vuante nga hemorroidet dhe mund të shërohej duke pirë shumë ujë dhe duke pasuruar dietën e saj me fibra.

Por në fakt nuk ndodhi ashtu. Përfundimisht ajo bëri një kolonoskopi, vetëm për të qenë e sigurt dhe zbuloi se doktori ishte totalisht i gabuar: Annie u diagnostikua me kancer të zorrës, një sëmundje gjithnjë e më e përhapur veçanërisht te gratë e moshës rreth 30 vjeç.

Fatmirësisht, testimet dhe skanimet e mëtejshme zbuluan se kanceri nuk ishte përhapur në asnjë organ tjetër. Pas një operacioni dhe trajtimeve kimioterapike ajo është totalisht e shëruar.

Annie tha se po e ndante historinë e saj sepse dëshironte që të rinjtë të jenë më të kujdesshëm për shëndetin e tyre.

 “Nëse ata kanë simptoma apo diçka që nuk shkon me trupin e tyre, duhet patjetër të bëjnë një kontroll”, tha ajo.

Simptomat e sëmundjes përfshijnë lodhje ekstreme, humbje peshe, rrjedhje gjaku, ndryshime në funksionimin normal të zorrëve, kapsllëk dhe shtim të gazrave./tvklan.al