Emisioni “Historia Ime” në TV Klan solli ditën e sotme, historinë e një 37-vjeçari nga Lushnja.

Mamaja biologjike braktisi para derës së maternitetit të Elbasanit. Për të u kujdes shtëpia e fëmijës në Vlorë dhe kur ishte 9 vjeç u birësua nga një familje në Lushnjë.

Tomori tregon se është rritur mes varfërisë, por nuk i ka munguar dashuria nga ana e prindërve adoptues. Sot në studio, ai kërkon të gjejë nënën e tij biologjike dhe të dijë pse ajo e braktisi.

Mirela Milori: Ku ke lindur?

Tomor Brahushi: Kam lindur në Elbasan.

Mirela Milori: Si ka qenë fëmijëria jote?

Tomor Brahushi: Më la nëna në derë të maternitetit të Elbasanit dhe dua të di si më braktisi kjo nënë? Se nuk braktiset fëmija.

Mirela Milori: Më pas u rrite në shtëpinë e fëmijës?

Tomor Brahushi: Në shtëpinë e foshnjës në Vlorë!

Mirela Milori: Deri në çfarë moshe qëndrove atje?

Tomor Brahushi: Deri në momentin e birësimit, që jam birësuar në Lushnjë, që kanë ndërruar sot jetë prindërit. Kam patur shumë prindër të mrekullueshëm.

Mirela Milori: Sa vjeç ishe kur u birësove?

Tomor Brahushi: 9 vjeç!

Mirela Milori: Kishte fëmijë të tjerë apo kishte vetëm ty? Nuk lindnin fëmijë?

Tomor Brahushi: Nuk bënte fëmijë Shpëtimi!

Mirela Milori: Ai që është babai jot?

Tomor Brahushi: Po, ai që më nxorri në jetë sot, unë ia di për faleminderit, fukarenj kanë qenë në Lushnjë, jetesa më shkoi si kalvar i vërtetë.

Mirela Milori: Fillove shkollën?

Tomor Brahushi: Tamam si gjithë fëmijët e tjerë.

Mirela Milori: Çfarë arsimi ke?

Tomor Brahushi: 4 klasë! Sa për të ditur emrin tim, të shkruaj!/tvklan.al