Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona.

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi posedonte armë pa leje. Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë,  të cilët dyshohen për “Përndjekje” dhe “Dhunë në familje”.

Uniformat blu, pas një kontrolli të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”,  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Po ashtu u arrestua në flagrancë shtetasi E. J., 37 vjeç nga Tirana, i cili akuzohet për përndjekje. Sipas policisë, ai ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasit K. H., 37 vjeç,  banues në Laknas, i cili ka kërcënuar me fjalë ish-bashkëshorten. /tvklan.al