Një oficer policie mbeti i plagosur këtë të shtunë, pasi u përplas me makinë nga një 37-vjeçar. Në një njoftim për mediat, policia thotë se u njoftua për një konflikt lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës, rreth orës 21:15.

E mbërritur në vendngjarje, patrulla e policisë e urdhëroi 37-vjeçarin Y.L, banues në fshatin Nikël, të Fushë-Krujës, i cili ishte në timonin e një Benzi, që të ndalonte.

Por ai nuk iu bind urdhrit dhe për pasojë aksidentoi punonjësin e policisë së rendit, J.V. Ky i fundit po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

37-vjeçari Y.L u bllokua nga shërbimet e tjera të policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al