Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka qëlluar me armë në ajër. Ngjarja ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30.

I arrestuari me iniciale M.B. u konfliktua me 24-vjeçarin S.C. (T). dhe më pas qëlloi në ajër me armë zjarri duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M.B., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu në pronësi të babait të të arrestuarve dhe mjetin me të cilin është larguar autori.

I arrestuari është person me precedent penal dhe ka qenë i dënuar më parë për shkatërrim prone. /tvklan.al