Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ra nga lartësia në Poggio a Caino, provinca e Pratos në Itali.

Ai mësohet se është punëtor ndërtimi dhe ishte në punë kur ra nga të paktën 2 metra lartësi, duke përplasur kokën. Sipas mediave italiane kanë qenë kolegët që kanë dhënë alarmin. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 10 të paradites të së hënës. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes shkuan autoritetet përkatëse për të verifikuar normat e sigurisë në punë.

Punëtori shqiptar po punonte në pjesën e brendshme të një ndërtese në rikonstruksion, kur ndodhi ngjarja në fjalë.

37-vjeçari mësohet se nuk humbi në asnjë moment vetëdijen, por kishte shumë dhimbje dhe kishte marrë plagë në disa pjesë të trupit.

/tvklan.al