37-vjeçarja me 7 fëmijë rrëfen jetën mes varfërisë: I kam martuar vajzat që…

37-vjeçarja me 7 fëmijë rrëfen jetën mes varfërisë: I kam martuar vajzat që…

15:15 07/05/2020

Programi “Historia ime”, në Tv Klan iu ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Bulqizë. Familja e zotit Afrim Qifsheku gjendet në kushte të vështira ekonomike.

Kryfamiljarja rrëfen se situata e krijuar nga pandemia, e ka përkeqësuar gjendjen e tyre dhe janë detyruar të marrin borxh në dyqan, por për shkak se janë pa punë e kanë të pamundur për t’i shlyer.

Kjo familje ka 7 fëmijë dhe në pamundësi për t’i rritur dhe arsimuar janë detyruar që dy vajzat e mëdha t’i martojnë që në moshën 16 vjeç.

Më tej, nëna e fëmijëve shton se ajo është detyruar dhe ka punuar edhe në minierë për të siguruar ushqim për fëmijët e saj.

Gazetarja: Keni 7 fëmijë?

Gruaja: Kam 7 fëmijë, jam 37 vjeç. Që kur kam ardhur, e kam gjetur shtëpinë me kombesatë, e kam ndërtuar vetë me duart e mia. S’kam patur asnjë ndihmë nga shteti. Kam punuar gjithë kohën në katund, me lopatë në dorë gjithmonë në jetën tonë.

Gazetarja: Keni punuar në bujqësi?

Gruaja: Po në bujqësi me zor, me borxhe, me vështirësi. Kam pasur vdekje. Babai më ka vdekur kur kam qenë e vogël. Shumë vështirë kam jetuar, tek prindërit kanë qenë fukarenj, edhe këtu fukarenj ku kam ardhur tek burri. Burri ka vrarë këmbën, ra dhe kjo puna e virusit, më keq kemi qenë. Kam hyrë në borxhe nëpër dyqane, kam hyrë 2-3 milionë lëkë borxh në dyqane, s’jam e zonja t’i laj.

Gazetarja: Bashkëshorti ka punuar në minierë?

Gruaja: Po ka punuar, por e kanë nxjerrë se ka dëmtuar këmbën.

Gazetarja: Ka patur ditë që fëmijët i keni vënë në gjumë pa bukë?

Gruaja: Po ka patur, asnjë gjë, vetëm të vras veten. Fëmijët si lë dot pa bukë, do hyj në borxh.

Gazetarja: Fëmija më i madh në cilën klasë është?

Gruaja: Vajzat e mëdha kanë ndenjur tek motra ime në Tiranë. Një e kam fejuar dhe martuar në Bulqizë, është martuar 16 vjeç.

Gazetarja: E keni martuar vajzën 16 vjeç?

Gruaja: Po 16 vjeç, edhe tjetrën e kam martuar në Tiranë, 16 vjeç.

Gazetarja: Po pse kaq të vogla?

Gruaja: Të vogla, se s’kisha mundësi t’i mbaja më. Donin shkollë, donin të gjitha kushtet, por më s’kisha ç’bëja. Kam punuar në galeri brenda kam hyrë, s’hyn grua brenda, unë kam hyrë.

Gazetarja: Ke punuar në minierë?

Gruaja: Po!

Gazetarja: Keni punuar nëntokë?

Gruaja: Po nëntokë kam punuar. Edhe këmbën e kam dëmtuar. Nuk mundem të punoj më. Çfarë të dojë Zoti i madh të na japë kësmet./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo