Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 persona, brenda e jashtë vendit.
Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 4 viteve më parë, rezulton se kanë të drejtën e votës 124,892 persona më shumë. 114,642 zgjedhës kanë fituar për herë të parë këtë të drejtë, 7,618 më shumë se në 2021. Për shkak të dekriminalizimit, nuk do të kenë të drejtë vote 1,081 qytetarë, 17 më pak se 4 vite më parë.
Në këto zgjedhje do të ketë 26 qendra votimi më shumë ose e thënë ndryshe 5,225. Sipas Ministrisë së Brendshme, procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori, zgjedhësit që jetojnë brenda vendit, dhe zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.
Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve, ndërsa drejtoria e gjendjes civile do të vijojë në çdo bashki të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.
Klan News