Tomini: Tek 60-65 vjeçarët prioritet kanë të sëmurët

Vaksinimi masiv i popullatës kundër Covid-19 ka zbritur në moshën 65 vjeç, ndërsa janë vënë në listat prioritare edhe të sëmurët kronikë të fashës 60-65 vjeç. Në një intervistë për Televizionin Klan, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini sqaron se të gjithë personat mbi 65 vjeç mund të vaksinohen pa pritur njoftimin nga mjeku, ndërsa ata nën 65 do njoftohen për datën, pasi prioritet janë të sëmurët kronikë.

Tomini siguron se askush nuk e humbet të drejtën e vaksinimit, edhe nëse nuk i përgjigjet thirrjes së parë nga mjeku i familjes.

Aktualisht listave për vaksinim i janë shtuar 372 mijë persona, prej të cilëve 142 mijë janë të grupmoshës 65-69 vjeç dhe 185 mijë të grupmoshës 60-64 vjeԷ. Vaksinimi i tyre pritet të përfundojë në muajin Maj.

Tv Klan