Regjistrohet shifra më e ulët që nga 22 Qershori

Vijon të ulet kurba e infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 1762 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar si mbartës të virusit vetëm 38 persona, shifra më e ulët kjo që prej 22 Qershorit të një viti më parë.

20 raste u konfirmuan në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, ndërsa nga 1 rast u zbulua në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Një qytetar nga Shkodra dhe një nga Durrësi të moshave 83 dhe 90 vjeç nuk e fituan dot betejën me Covid – 19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2,399 numrin totat të viktimave që prej fillimit të pandemisë Marsin e vitit të shkuar.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Autoritetet shëndetësore raportuan 872 qytetarë të shëruar në 24 orëshin e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive ka zbritur në afro 17 mijë.

Tv Klan