Ky është automjeti tip “Mercedes-Benz”, me të cilin po lëvizte 38 vjeçar, Redi Vata kur u sulmua me sende të forta mëngjesin e kësaj të hëne në Kamëz.
Krahas goditjeve të shumta që ai mori, agresorët që dyshohet se ishin 4 persona goditën me sende të forta dhe xhamin e përparmë të makinës së 38-vjeçarit, duke shkaktuar dëme, siç e shihni dhe në këtë video.
Sipas burimeve fillimisht ata kanë ndaluar makinën ku lëvizte Vata, përmes një automjeti fuoristradë pa targa, e më pas kanë nisur ta godasin.
Por jo vetëm kaq, policia tha se në vendngjarje, u gjet dhe një gëzhojë, që sipas burimeve dyshohet të ketë dalë nga arma e një prej agresorëve ende të paidentifikuar.
Shkak i këtij konflikti dyshohet të jetë bërë një zënkë për motive banale.
Vetë i dëmtuari nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me ngjarjen, por në deklarimet e para ai ka treguar se ka disa konflikte të hapura.
Policia po verifikon dëshminë e 38-vjeçarit, Redi Vata si dhe po analizon pamjet filmike të kamerave në zonë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes si dhe identifikuar autorët.
Tv Klan