38-vjeçari shqiptar arrestohet me kanabis në Greqi

Posta

38-vjeçari shqiptar arrestohet me kanabis në Greqi

14:26 20/10/2019

Policia greke ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar në Panetolio, të cilit iu gjetën dhe sekuestruar 25 kilogramë kanabis.

Mediat greke raportojnë se autoritetet kishin dyshime se 38-vjeçari kultivonte lëndë narkotike. Nga kontrollet u zbulua se shqiptari kishte krijuar një zonë të posaçme për të kultivuar drogën, ndërsa kanabisi i mbjellë ishte afërsisht 1 metër i lartë.

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçari i ka bërë rezistencë policisë. Ai kishte hyrë ilegalisht në shtetin grek dhe posedonte dokumente të parregullta. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT