Një hetim 3-javor i koduar “Miloti” ka vënë në pranga një 38-vjeçar në Fushë-Milot. Besnik Osmanaj u arrestua nga policia pasi në çantën e tij u gjetën 2 mina të lidhura me aparat celular, një thikë, 1000 Euro dhe telefona të tjerë.

Strukturat hetimore Policisë së Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /tvklan.al