Policia Kufitare në doganën e Kakavijes ka sekuestruar 41 mijë Euro të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Shuma e parave posedohej nga 38-vjeçari me iniciale E.B., i cili po udhëtonte drejt Greqisë me makinë. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, u gjet e fshehura shuma prej 41 mijë Eurosh.

Paratë u sekuestruan, ndërsa 38-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë për veprën mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi. /tvklan.al