Në një rrëfim me nota personale në “Rudina” në Tv Klan, Brisida Shehaj shprehet se si një grua, nuk ka një model të cilin e ndjek në jetë. E vetmja që bën përjashtim është nëna e saj, për të cilën e konsideron veten me shumë fat, aq sa sot e kësaj dite, në një moshë kur mund të ishte duke jetuar e vetme, ka preferuar shtëpinë e prindërve.

Brisida Shehaj: Unë them që jam njeriu më me fat në botë për shkak se imë më si mua dhe tim vëlla na ka rritur si shokë. Jemi rritur si shokë për shkak të dashurisë së pafund që marrim nga ajo sot e kësaj dite. Fakti që unë në moshën 38 vjeç jetoj akoma me mamin e babin…

Rudina Magjistari: Jeton me prindërit?

Brisida Shehaj: Po dhe nuk kam ndërmend të largohem veç në qoftë se krijoj familjen time, sepse jam komode, kemi marrëdhënie të atillë. Për mua frymëzim është ajo, sigurisht unë marr frymëzim nga përditshmëria, por që të kem një idhull, jo aspak.

Teksa në ekran shfaqen foto të prindërve të Shehaj dhe ajo gjendet në rrjedhën e kujtimeve nga fëmijëria, gjen një moment për t’u ndalur dhe për të thënë: Ata të dy janë arsyeja pse zgjohem unë mëngjes për mëngjes./tvklan.al