Kuvendi dhe qeveria, mbledhje online

Asnjë deputet ose i punësuar në shërbimet parlamentare nuk do të shkojë në izolim për shkak të Covid19, kështu bëjnë të ditur nga Qendra e Shëndet Publik. Ndërkaq Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe apelojnë që Kuvendi të punojnë online.

Qendra për Shëndet Publik në Shkup ka përfunduar anketat epidemiologjike dhe ka vlerësuar se asnjë nga deputetët të cilët kanë qenë në kontakt me Laze Tanevskin dhe Ismail Jahoskin nuk do të shkojë në izolim.

Masat për mbrojtje janë respektuar, kemi konstatuar se nuk ka nevojë për izolim për deputetët tjerë ose të punësuar në shërbimet kuvendore”, ka thënë Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendra për Shëndet Publik.

Ndërkaq, Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se pret që Parlamenti të fillon të punojë online. Ai beson se pozita dhe opozita do të dakordohen të punojnë online dhe në këtë mënyrë të votohet buxheti dhe informoi që seanca e rradhës qeveritre do të mbahet online pas propozimeve të autoriteteve shëndetësore.

Qeveria seancën e rradhës të martën do ta ketë online. Ne ende nuk kemi person me simptoma apo të infektuar, por në bazë të rekomandimit të ministrit Venko Filipçe dhe Komisionit për Sëmundje Infektive na u tha se në përputhje me numrat, duhet të përgatitemi për seanca online. Besoj se edhe parlamenti do të jetë shumë i kuptueshëm dhe do ta shndërron punën në online çër shkak se këtë e kanë bërë siç po e shoh, gati se gjithë parlamentet në rajon dhe Evropë”, tha Zaev.

Përderisa deputeti Ismail Johoski është hospitalizuar në Klinikën Infektive, ndërsa Llaze Taneski është izoluar në kushte shtëpiake, edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe rekomandoi që kuvendi punën ta vazhdoj në formë online.

Tv Klan