Humb jetën një 33-vjeçare nga Kukësi

Në 24-orëshin e fundit është konfirmuar sërish trendi rënës i infektimeve me koronavirusi në vendin tonë. Sipas raportimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2420 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë, një tjetër shifër e ulët që nuk ishte regjistruar prej 2 Nëntorit të shkuar.

Tirana është konfirmuar sërish si vatra më e madhe e përhapjes së virusit me 177 raste, e ndjekur nga Elbasani me 20 raste, Durrësi me 19 dhe Shkodra me 18 raste.

Por ndryshe nga infektimet, rastet e jetëve të humbura si pasojë e virusit kanë qenë sërish të larta. Në 24 orët e fundit nuk e fituan dot betejën me Covid 13 qytetarë të tjerë, duke çuar në 1111 numrin total të viktimave. 7 viktima ishin nga Tirana, 2 nga Lezha, 2 nga Lushnja dhe nga 1 jetë të humbur patën e Vlora, Kuçova, Shkodra dhe Kukësi, më i riu mes tyre vetëm 33 vjeç.

Vijon të jetë e qëndrueshme edhe situata në spitale. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Për të dytën ditë me radhë numri i të shëruarve ka qenë më i madh se ai të infektuarve të rinj. Ministria raportoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 persona që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

Tiranë 177 raste

Elbasan 20 raste

Durrës 19 raste

Shkodër 18 raste

Lezhë 16 raste

Kavajë 13 raste

Lushnje 11 raste

Sarandë 11 raste

Vlorë 10 raste

Berat 8 raste

Gjirokastër 8 raste

Fier 6 raste

Krujë 5 raste

Korçë 5 raste

Bulqizë 5 raste

Kuçove 5 raste

Këlcyrë 5 raste

Mat 4 raste

Përmet 4 raste

Gramsh 4 raste

Rrogozhinë 3 raste

Kamëz 3 raste

Pogradec 3 raste

Delvinë 3 raste

Divjakë 3 raste

Skrapar 3 raste

Mallakastër 2 raste

Dibër 2 raste

Kolonjë 2 raste

Kurbin 1 rast

Devoll 1 rast

Librazhd 1 rast

Tepelenë 1 rast