39 infektime të reja dhe 2 viktima në 24 orë

Vetëm 1.1 përqind e të testuarve kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 3400 teste të kryera janë konfirmuar si mbartës të virusit vetëm 39 persona, shifra më e ulët kjo që nga nisja e pandemisë në raport me testimet e kryera.

Harta e përhapjes së virusit është e shtrirë në 19 bashki, ku Tirana kryeson me 8 raste në Tiranë dhe pas saj vjen Shkodra me 4 raste dhe Devolli, Vlora dhe Përmet me nga 2 raste.

1 qytetar 1 nga Shkodra dhe 1 nga Gjirokastra, të moshave 74 dhe 90 vjeç nuk arritën ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 2,429 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë marsin e vitit të shkuar.

Numri i të shtruarve në spitale ka vijuar të ulet edhe në këtë 24 orësh. Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 83 pacientë, nga të cilët 7 janë në terapi intensive, ndërkohë që për të dytën ditë radhazi nuk ka pacientë të intubuar.

 Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 976 qytetarë të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive në vendin tonë ka zbritur në afro 6 mijë.

Tv Klan