Në qendër të takimit, reforma zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në zyrën e tij 4 ambasadorë të akredituar në Tiranë. Për rreth 90 minuta ai bisedoi me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreka, atë gjerman, Peter Zingraf dhe diplomatin britanik, Duncan Norman. Burime nga selia blu, bëjnë të ditur se në qendër të takimit ka qenë reforma zgjedhore. Ambasadorët nuk kanë bërë komente në përfundim të takimit.

Tv Klan