Të pajisësh shtëpinë me teknologjinë më të fundit, është dëshira e çdo familjari. Rrjeti i dyqaneve Globe në Shqipëri vjen këto ditë me oferta dhe risi të shumta teknologjike.

“Çdo dyqan Globe është një mundësi e përkryer për klientët që të mësojnë më shumë mbi risitë më të fundit të disponueshme në treg dhe ta marrin atë me çmimin më të mirë. Përveç shërbimit, inovacionit dhe produkteve cilësore ne jemi të kujdesshëm që t’ju sjellim çmimin më të mirë në treg”, tha drejtorja e marketingut,  Evisa Muho.

Për 4 ditë rresht kushdo mund të përfitojë me blerje të zgjuara.

“Përgjatë këtyre 4 ditëve në datat 28-2 mars, do të gjeni ulje deri në 50%. Në sektorin e elektronikës do të veçojmë televizorin Hisense, 55’, UHD 4K”.

Cilësia shoqërohet me markat më të mira.

“Në çdo dyqan Globe ju do të gjeni çdo produkt me ulje, por më e rëndësishmja në çdo shtëpi ju do të gjeni markat AEG, , Electrolux, Samsung, Hisense etj. Do të veçojmë frigoriferin Hisense i cili është ‘no frost’,  gjithashtu edhe furrën Electrolux  e cila vjen me ulje 51%”.

Mund t’i bëni dhuratë vetes apo të afërmve tuaj.

“Ne kemi menduar për çdo dëshirë dhe kërkesë tuajën duke sjellë risi dhe ulje në sektorin e elektronikës.  Mund të veçojmë celularin Samsung Galaxy A04s por gjithashtu edhe serinë S24”.

Të gjithë ata që duan të blejnë me këste, çdo produkt do të jetë me 0% interes, nëtë gjithë rrjetin e dyqaneve Globe në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe Shkodër.

Tv Klan