Shqipëria vazhdon të pësojë rënie të lindshmërisë nga vit në vit, por ajo që ka pësuar një rritje të lehtë dhe shihet si një problem nga specialistët është numri i lindjeve tek vajzat adoleshente.

Sipas studimit demografik, 4% e adoleshenteve janë bërë nëna ose janë në pritje të fëmijës së parë. Në periudhën 2008-2009 lindja në moshë minore ishte në nivelin 3%.

Ekspertët kanë vënë në dukje se 2% e adoleshenteve kanë tashmë fëmijë, ndërsa më shumë se 1% janë shtatzëna. Përsa i takon lindjeve totale apo që vihet re, është rritja e fertilitetit duke bërë që çiftet shqiptare të lindin gjithmonë e më pak fëmijë.

Edhe sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 ka pësuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 111 lindje, ndërsa më i larti regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.287 lindje.

Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Vlorës me 31,3 % dhe qarku i Korçës me 28,7 %.

 Tv Klan