Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e 220 mijë eurove të një pike të këmbimit valutor që po transportoheshin me një taksi në 4 tetor në zonën e ish-Bllokut.

Autorët e saj janë 4 shtetas gjeorgjianë të cilët lëviznin me një motor të marrë me qira, i cili është sekuestruar.

Ata janë shpallur në kërkim nga policia e cila po kërkon edhe një automjet të përdorur prej tyre. Tv Klan mëson se 4 gjeorgjianët kanë hyrë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut.

Tv Klan