4 gjërat që pritet të ndodhin këtë javë

Posta

4 gjërat që pritet të ndodhin këtë javë

10:36 15/04/2019

Është e hënë, është e javë e re gjatë së cilës pritet të ndodhin disa ngjarje. Për të mos spekuluar se çfarë mund të ndodhë nëpër botë, po rendisim 4 fakte rreth zhvillimeve të pritshme.

1- Çmimi Pulitzer

Të hënën do të shpërndahen çmimet Pulitzer 2019 për gazetari e muzikë. Çmimi prestigjioz në gazetari i jepet gazetarit/es apo një grupimi gazetarësh që kanë zbuluar apo denoncuar një çështje të rëndësishme me përmasa botërore.

2- Një program “emergjent” për klimën

Të enjten do të transmetohet një dokumentar i cilësuar si “emergjent” rreth ndryshimeve klimatike. Dokumentari do të transmetohet në Britani të Madhe dhe përpos ndryshimeve klimatike, do të ofrojë rekomandime se çfarë duhet të bëjnë individët apo qeveritë për të parandaluar dëmtime të mëtejshme.

3-Zgjedhjet epike në Indonezi

Të mërkurën në Indonezi janë parashikuar të mbahen zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe rajonale. Në të gjithë vendin janë pothuajse 245 mijë kandidatë, 192 milionë votues të regjistruar dhe 800 mijë qendra votimi që do të qëndrojnë të hapura 6 orë. Brenda një dite do të vendoset kush do të udhëheqë deri në vitin 2024 vendin me shumicën më të madhe në botë të popullsisë myslimane.

4- Pashkët

Këtë fundjavë, të dielën, do të kremtohen Pashkët. Më shumë se 2.2 miliardë të krishterë në të gjithë botën do të kremtojnë këtë festë të rëndësishme.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi