Në fund të muajit Maj, pak përpara nisjes së muajit të Ramazanit, Shteti Islamik i bëri thirrje militantëve që gjatë kësaj periudhë të shenjtë “me lejen e Zotit, ta kthenin në një muaj të dhimbshëm për të pabesët”.

Kjo thirrje shndërroi 4 javë ku duhet të mbizotëronte paqja dhe bamirësia në një përgjakje masive të shpërndarë gjithandej, që nga Florida në Filipine, duke i marrë jetën më shumë se 800 personave, të vrarë nga duart e mbështetësve të Shtetit Islamik.

Ekstremistët vranë njerëz të pafajshëm teksa kishin takuar miqtë e tyre në një kafe në Bangladesh, kanë ekzekutuar familje siriane pasi u përpoqën të largoheshin nga vendi në konflikt dhe vranë me thika një polic në Francë.

Në fillim të këtyre katër javëve, rreth 30 persona në ditë u vranë nga duart e ekstremistëve të ISIS, përfshirë shumë fëmijë dhe pjesa më e madhe myslimanë të devotshëm, të paqtë, që nuk ndajnë asgjë të përbashkët me këtë grup ekstemist.

harte

Duke folur për

“New York Times”

, Fawaz A. Gerges, nga Shkolla Ekonomike e Londrës, tha se, njësoj si Al – Qaeda edhe ISIS e përdori muajin e Ramazanit si një treg për të motivuar dhe frymëzuar ndjekësit e tyre nëpër botë.

Ditën e parë të Ramazanit, u raportua se terroristët ekzekutuan 65 persona, mes tyre studentë universiteti, në Mosul të Irakut.

Dhe vrasjet vazhduan, duke u përhapur nga Lindja e Mesme nëpër gjithë botën.

Më 12 Qershor mbërriti në Amerikë, ku 49 persona humbën jetën në një klub në Orlando, pasi Omar Mateen hapi zjarr në drejtim të tyre. Njerëz të pafajshëm, që kishin dalë për të kaluar një mbrëmje jashtë.

Të nesërmen, polici Jean – Baptiste Salvaing dhe dhe bashkëshortja e tij u vranë gjatë një sulmi tjetër pranë Parisit.

Të martën e shkuar, 3 kamikazë sulmuan Aeroportin Ataturk të Stambollit, duke qëlluar këdo që i doli përpara dhe më pas u vetëhodhën në erë.

Deri më tani janë 44 të vrarët dhe 17 të tjerë po luftojnë për jetën e tyre.

Tre ditë më vonë, një grup militantësh, besnikë të ISIS u futën në një kafene në Dhaka të Bangladeshit. Vranë të gjithë ata që nuk recitonin dot vargje nga Kurani, përfshirë një grua shtatzënë.

20 persona mbetën të vrarë në këtë sulm.

Por shteti që ka vuajtur më shumë nga duart e ISIS është Iraku, ku militantët janë të dëshpëruar për ta mbajtur nën sundimin e tyre territorin, pas humbjeve të shumta që kanë pësuar.

isis

Bagdadi u trondit nga disa sulme vdekjeprurëse nga ekstremistët, që kishin në objektiv myslimanët, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sulmi më i rëndë ishte ai i ditës së diel. Më shumë se 150 humbën jetën, një shifër që mund të rritet. Në këtë rast militantët shpërthyen në një qendër tregtare. Fëmijë dhe të rritur u dogjën për së gjalli teksa ndërtesat u përfshinë nga flakët.

Në Siri, të paktën 20 besimtarë u vranë më 11 Qershor në tempullin Shia, ndërsa ata që jetojnë nën sundimin e ISIS përballen çdo me dhunën dhe vdekjen.

Gjatë muajit të lam pas, njerëz të pafajshëm u ekzekutuan për krime si “magji”, tallje ndaj islamit apo vetëm sepse ishin gazetarë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se numri i të vrarëve gjatë muajit të Ramazanit është shumë më i lartë, me njerëz që u kryqëzuan çdo ditë vetëm sepse prishën agjërimin./tvklan.al