Ekspertët janë shprehur se shumë njerëz do të largohen nga vendi pavarësisht rritjes së gazit dhe benzinës

Amerikanët po përballen me një zgjedhje të vështirë kjo për shkak edhe të rritjes së çmimeve të gazit. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të kursejnë teksa po afron 4 Korriku ndërsa karburanti rritet në mënyrë që të shijojnë pushimet.

Ekspertët e udhëtimit thonë se afro 50 milionë njerëz pritet të udhëtojnë, një rritje prej gati 4% krahasuar me të njëjtën kohë vitin e kaluar  pas dy vitesh pas Covid-19.

“Vëllimi i përgjithshëm i udhëtimeve do të jetë mjaft afër niveleve para pandemisë, vetëm rreth 8% nga ajo që pamë në 2019, gjatë fundjavë së 4 Korrikut. Shumica e amerikanëve do të udhëtojnë me automobil, edhe me çmime më të larta të benzinës dhe gazit. Duke pasur parasysh vonesat dhe anulimet e fluturimeve për të cilat kemi dëgjuar javët e fundit, shumë njerëz do të jenë të detyruar që të marrin vetëm makinat e tyre si mënyrën e vetme të transportit”.

Mesatarja e çmimeve të benzinës tani është rreth 5 Dollarë në nivel kombëtar, por në disa shtete është edhe më i lartë. Por Shoqata amerikane e Automobilave ka deklaruar se çmimet mund të arrijnë nivele rekord pasi udhëtimet pritet të rriten dhe kërkesa do të jetë më e lartë.

Çmimet janë rritur në SHBA prej javësh, në një vend që tradicionalisht ka parë kosto më të ulëta për benzinë ​​se vendet e tjera. Ekspertët thonë se ka të bëjë me çështjen e ofertës dhe kërkesës. Furnizimi është në rënie kryesisht për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Në SHBA po rritet rreziku për nje recesion të mundshëm i nxitur edhe nga inflacioni gjithnjë e në rritje. Indeksi i Çmimeve të Konsumit ishte 1.2% muajin e kaluar duke rritur koston e energjisë, jetesës dhe ushqimit për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.5% në Mars dhe qëndruan po në këtë përqindje edhe gjatë Prillit, shumë herë më lart sesa një vit më parë.

Klan News