Financimi, për të përballuar protokollin anti-COVID

Të gjitha ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit do të përfitojnë 2 mijë lekë ndihmë financiare në muaj për çdo punëtorë për përballimin e shpenzimeve që lindin nga respektimi i protokollit anti-COVID.

Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së qeverisë dhe do të zbatohet për muajin nëntor dhe dhjetor

Ndërmarrjeve do u jepet si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4 mijë Lekë njëherësh për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin Nëntor-Dhjetor 2020.

Skema mbështetëse llogaritet e jepet për ndërmarrjet, të punësuarit e të cilave figurojnë në listë pagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin Qershor 2020, të dorëzuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, deri në masën 187 milionë Lekë do të përballohen nga fondi i përcaktuar në zërin buxhetor për nxitjen e punësimit. 

Tv Klan