BBC raporton se mbi 4 milionë qytetarë janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së luftës. Shifrat i referohen të dhënave nga Agjencia për Refugjatët në Kombet e Bashkuara.

Më shumë se 6 milionë njerëz të tjerë janë detyruar të zhvendosen brenda Ukrainës. Kjo nënkupton që në total të paktën çereku i popullsisë ukrainase kanë braktisur shtëpitë si pasojë e luftës.

Sipas BBC, kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Deri më 29 Mars, 2 336 799 refugjatë kanë shkuar në Poloni, 608 936 refugjatë në Rumani, 364 804 në Moldavi, 350 632 në Rusi, 281 172 në Sllovaki dhe 10 902 refugjatë në Bjellorusi./tvklan.al