
4 muaj në arrati, pse Ahmetaj nuk është përjashtuar nga grupi i PS? Përgjigjet Çuçi
Edhe pse ka 4 muaj në arrati, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj zyrtarisht figuron pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
I pyetur pse ende nuk është përjashtuar, kreu i grupit mazhoritar Bledi Çuçi u përgjigj në deklaratë për mediat, se është e nevojshme që Ahmetaj të jetë prezent.
-E keni përjashtuar zotin Ahmetaj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste?
Bledi Çuçi: Jo!
–Keni ndërmend ta bëni apo nuk është standardi i njëjtë që aplikoni? Cila është arsyeja që nuk e keni përjashtuar?
Bledi Çuçi: Nuk kemi marrë…tashi ça arsye ka?! Ai ka punë me drejtësinë, problemi është se nuk është prezent.
-Sajmir Tahirin e keni përjashtuar pa u dënuar fare..
Bledi Çuçi: Po patjetër, po Saimir Tahiri ka qenë prezent.
-Dhe ju nuk e përjashtoni dot në mungesë…
Kujtojmë se që prej lëshimit të urdhërarrestit më 20 Korrik të këtij viti, Kuvendi miratoi me 117 vota pro heqjen e imunitetit të tij, duke miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për prangosjen e Ahmetajt.
Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” dhe pasi rezultoi se ai nuk ndodhej brenda territorit shqiptar, vijoi procedura e shpalljes në kërkim ndërkombëtar./tvklan.al