4 në pranga dhe disa të proceduar për dhunën tek Unaza e Re

4 në pranga dhe disa të proceduar për dhunën tek Unaza e Re

10:25 08/05/2019

Veprimet e dhunshme gjatë ditës së martë në zonën e Unazës së Re, në Tiranë kanë çuar në pranga 4 persona, ndërsa 23 tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Në një njoftim për mediat këtë të mërkurë, policia e Tiranës thotë të arrestuarit janë ish-deputeti Balliu, L.M., 42 vjeç, S.H., 34 vjeç dhe E.S., 41 vjeç. Ata akuzohen për sulme dhe veprime të dhunshme mbi punonjësit e policisë.

Autoritetet kanë shpallur gjithashtu në kërkim edhe 3 persona të tjerë. Sipas policisë, veprimet proceduriale për të gjithë këta persona u kryen në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Policia thotë se po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Akuzat që rëndojnë mbi personat në fjalë janë kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik, goditje për shkak të detyrës, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, prishja e qetësisë publike dhe shkatërrimi i pronës”.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT