Është e hënë, është një javë e re dhe ndërsa nuk mund të pretendojmë të dimë gjithçka që do të ndodhë gjatë shtatë ditëve të ardhshme, kemi një farë ideje për atë që po vjen.

Më poshtë do të informoheni shkurtimisht për ngjarjet më të rëndësishme dhe më interesante që pritet të ndodhin në botë.

1. Ballë për ballë me Penianin

Çfarë po ndodh?

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in do të takohet me homologun e tij të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në Penian të martën.

Pse është e rëndësishme?

Ky do të jetë udhëtimi i parë nga një udhëheqës i Koresë së Jugut në Kryeqytetin e Koresë së Veriut në më shumë se një dekadë. Kjo vjen pas dy takimeve që kanë ndodhur më parë gjatë këtij viti, në të cilët udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të shpërbërë gadishullin e armëve bërthamore.

Marrëdhëniet e dy Koreve kanë ndryshuar që nga viti i ri pasi Kim premtoi se do të pëzullojë testimet e raketave bërthamore.

Por ka ende disa çështje të prekshme. Që do të thotë, vendimi i Koresë së Jugut për të marrë pjesë në sanksionet e udhëhequra nga SHBA dhe të dhënat për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.

2. Çmimi Emmy për dramën më të mirë shkon për…

Çfarë po ndodh?

70-vjetori i çmimeve Emmy, një event i cili nderon performuesit më të mirë në televizionet amerikane, do të zhvillohet mbrëmjen e së hënës në Los Anxhelos.

Pse është e rëndësishme?

Ekstravaganca dhe magjepsja e një ceremonie të tillë është padyshim një kënaqësi, por çmimet Emmy shpesh mund të marrin një kthesë politike.

Dy herë kandidat për çmimin Emmy dhe njëherësh fitues i zgjedhjeve presidenciale Donald Trump e kanë thënë këtë vetë.

“Emmy është e gjitha për politikë…kjo është arsyeja pse The Apprentice nuk fitoi kurrë”

, Trump shkruajti në Twitter në vitin 2012.

Disa prej yjeve, përfshirë Stephen Colbert dhe aktorin Donald Glover, i dhanë Trump një goditje gjatë ceremonisë së vitit të kaluar.

Fituesit pritet të bëjnë ndonjë kritikë në aspektin politik , këtë herë rreth zgjedhjeve afatmesme të Nëntorit në SHBA. Dhe shihni cili do të jetë reagimi rreth atyre vërejtjeve.

3. Mbledhja e BE-së

Çfarë po ndodh?

Udhëheqësit nga e gjithë Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim të veçantë në Salzburg, Austri, të enjten.

Pse është e rëndësishme?

Kjo shihet si një mundësi e rëndësishme për Kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May që të lobojë drejtuesit e tjerë të BE me shpresën për të siguruar një marrëveshje Brexit.

Javën e kaluar, zëdhënësi i saj tha se takimi do të ishte një “pikë reflektimi” në negociatat përpara afatit të marsit 2019. Të dyja palët thonë se është bërë progres, por ende mbetet shumë për t’u bërë.

Çështjet e pazgjidhura përfshijnë kufirin irlandez, mbrojtjen e të dhënave dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

4. Një vit nga Uragani Maria

Çfarë po ndodh?

E enjtja do të shënojë një vit që nga koha e Uraganit Maria në Puerto Riko, duke shkatërruar ishullin i cili ende po përpiqet të rekuperohet.

Pse është e rëndësishme?

Përvjetori i Uraganit Maria, që guvernatori i i Puerto Rikos, e përshkroi si “katastrofa më e keqe natyrore në historinë tonë moderne”, ka gjasa të sjellë përsëri reagimin e SHBA-së.

Stuhia vlerësohet të ketë shkaktuar 100 miliardë Dollarë dëme dhe numri zyrtar i vdekjeve qëndron në rreth 3,000. Por ky bilanc është kontestuar nga Presidenti Trump, i cili e ka mohuar atë dhe ka akuzuar demokratët se kanë rritur numrin për ta bërë atë të duket “sa më keq sa të jetë e mundur”.

Kjo çoi në një stuhi politike që nuk ka gjasa të largohet, pasi përvjetori i së enjtes sjell në vëmendje edhe njëherë katastrofën.

Burimi: BBC

Përshtati: tvklan.al