Pas 4 orësh në SPAK, Jamarbër Malltezi ka folur për gazetarët. Ai vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.


Malltezi deklaroi se prokurorët nuk i pranuan dokumentet që ai kishte sot me vete, duke shtuar se sa i takon aferës së ish-klubit “Partizani” në të cilën akuzohet se është i përfshirë, nuk rezulton asnjë dëm financiar publik.

“Kemi presionin që Rama i ka bërë SPAK-ut në mënyrë të vazhdueshme. SPAK ka refuzuar të pranojë këto dokumente, ekspertizën kontabël, gjë që i vë në pozitë jo fort të mirë. Gjithë procesi nuk ka dëm në financat publike. Nuk para guxuan t’i merrnin, denoncimet e PD për gjithë tjetërsimin e zonave sportive në Shqipëri. Është interesante që këto dokumente nuk i kanë bërë pjesë të dosjes”, u shpreh Malltezi.

Kujtojmë se avokatët e tij kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë me pretendimin se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

/tvklan.al