Duke sjellë në vëmendje shprehjen “dielli duket që në mëngjes”, ambasadori amerikan, Donald Lu tha se operacioni “Forca e Ligjit”, tregon se krimi i organizuar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë. 

“Ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon se deri më tani, organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale”.

Ambasadori tha më tej se “

ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve”

.

Për të vërtetuar këtë, Lu solli në vëmendje rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit.

“Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit. Ky nuk është problemi i vetëm një partie, ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.”

Lu i dha fjalën popullit shqiptar se SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm, përfshirë, gjyqtarë, prokurorë, apo biznesmenë të fuqishëm.

“Askush nuk është mbi ligjin. Në gjuhën shqipe ju thoni peshku i madh e ha peshkun e vogël. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh”

, theksoi ambasadori amerikan.

/tvklan.al