Vetëm 124 raste aktive në gjithë vendin

Mbetet e stabilizuar situata pandemike në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2771 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar si mbartës të virusit vetëm 4 raste, 2 prej të cilave në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vaun e Dejës. 

Numri i rasteve aktive ka rënë 124, të shpërndara këto në 11 qarqe. Shkodra vijon të  kryesojë listën e qarqeve me më shumë raste aktive, e ndjekur Tirana dhe Durrësi.

Në 24 orëshin e fundit fatmirësisht nuk ka patur sërish humbje jete nga Covid, teksa numri total i fataliteteve që nga shfaqja e pandemisë mbetet 2,454.

Një situatë e qetë paraqitet edhe në spitalin infektiv ku aktualisht janë të shtruar vetëm 7 qytetarë, nga të cilët 3 në terapi intensive.

Tv Klan