Disa njerëz mendojnë se për të hequr pllakat nga dhëmbët e tyre, duhet të lahen shpesh dhe fort. Kjo nuk është e vërtetë pasi pllaka është aq e butë, sa mund ta hiqet me një copë pëlhurë. Arsyeja pse keni nevojë për një furçë dhëmbësh është thjesht sepse një leckë nuk mund të arrijë të gjitha cepat e gojës tuaj. Pra, nuk ju duhet shumë presion për një pastrim të plotë gojës.

Më poshtë janë listuar 4 shenjat që sinjalizojnë se po i bëni një pastrim të tepërt të dhëmbëve dhe 3 mënyra efektive për të zhdukur problemin që keni.

1. Mishrat e dhëmbëve kanë filluar të tërhiqen.

Të gjithë dhëmbët mbrohen nga smalt, i cili mund të dëmtohet rëndë nga pastrimi i tepërt. Dhe duke dëmtuar smaltin, mishrat e dhëmbëve mund të fillojnë të tërhiqen, duke i ekspozuar rrënjët e dhëmbëve ndaj një rreziku të madh. Sipas stomatologëve, rreth 10% -20% e popullsisë në të gjithë botën i kanë dëmtuar mishrat e dhëmbëve për shkak të pastrimit të tepërt.

2. Dhëmbët tuaj janë shumë të ndjeshëm.

Ngjashëm me mishrat e dhëmbëve, dhëmbët mund të bëhen të ndjeshëm kur pastrohen. Nëse e keni tepër të vështirë të konsumoni pije shumë të nxehta ose shumë të ftohta dhe të kafshoni ushqime të forta, atëherë duhet të vizitoni mjekun tuaj. Ju gjithashtu duhet të filloni të lani dhëmbët tuaj në një mënyrë më të qetë dhe të butë.

3. Fijet e furçës tuaj të dhëmbëve duken të konsumuara.

Abrazioni i furçës së dhëmbëve është shkaku më i zakonshëm i gërryerjes së dhëmbëve, që do të thotë që shumë njerëz i lajnë dhëmbët në mënyrën e gabuar. Kjo sepse lahen shumë, ose përdorin furça dhëmbësh me fije të forta, dhe kjo dëmton dhëmbët. Furça duhet të ndryshohet çdo 3-4 muaj.

4. Dhëmbët pranë mishit të dhëmbëve nuk janë shumë të ndritshëm ose me shkëlqim.

Arsyeja që dhëmbët janë pak më të errët nën mishrat e dhëmbëve është se nuk mbrohen nga smalti. Kjo është arsyeja pse kur mishrat e dhëmbëve fillojnë të tërhiqen, dhëmbët nga poshtë janë më të verdhë ose me ngjyrë të errët. Pa pasur smalt për t’i mbrojtur ata, ata janë të ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të mikrobeve dhe baktereve. Kështu, problemi shkon edhe më thellë, duke kompromentuar të gjithë shëndetin e dhëmbëve.

Këshilla:

1. Përdorni një furçë dhëmbësh me fije të buta.

Nuk është vetëm si i lani dhëmbët, por edhe cilësia e furçës së dhëmbëve. Zgjedhja e fijeve të buta është hapi i parë, më pas duhet të rishikoni metodën tuaj të larjes. Ju duhet ta mbani furçën tuaj të dhëmbëve në një kënd 45 gradë dhe të filloni të lani butësisht para dhe mbrapa. Mund të provoni ta mbani atë me dorën tuaj jo-dominante në mënyrë që presioni mbi dhëmbë mos jetë shumë i madh.

2. Mbajeni furçën tuaj të dhëmbëve vetëm me 3 gishta.

Mbajtja e furçës së dhëmbëve si stilolaps do t’ju ndihmojë të keni presionin e duhur në dhëmbët tuaj. Kjo për shkak se ju mund të kontrolloni lehtësisht forcën që po vendosni në dorë. Kur mbani furçën e dhëmbëve me grusht mund të ushtroni më shumë forcë pa e kuptuar.

3. Sigurohuni që mos vendosni shumë pastë dhëmbësh në furçë

Pastat e dhëmbëve mund të gërryejnë smaltin e dhëmbëve, prandaj në vend që të lexoni etiketat për të parë se sa gërryes janë përbërësit, ekziston një tjetër hile që mund të përdorni.

Thjesht merrni një copë letër varaku dhe fërkoni mbi të një sasi të vogël të pastës tuaj të dhëmbëve. Më pas shpëlajeni atë me shumë ujë dhe shikoni nëse ka ndonjë gërvishtje. Numri i gërvishtjeve do të tregojë se sa gërryes është pasta e dhëmbëve. /tvklan.al