4 shoqe që janë njohur virtualisht vijnë tek “Ka një mesazh për ty” për Enxhin që ka humbur 2 veshkat



4 shoqe që janë njohur virtualisht vijnë tek “Ka një mesazh për ty” për Enxhin që ka humbur 2 veshkat

15:18 14/02/2021

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan janë bërë 4 shoqe Aurora, Dori, Sela dhe Adelina të cilat janë njohur në një grup virtual për pikturë. Ato janë njohur dhe me një vajzë tjetër të quajtur Enxhi e cila po kalon disa momente të vështira në jetë pasi ka humbur dy veshkat e saj dhe jeton me dializë. Enxhi i njeh shoqet vetëm nga mediat sociale, nuk i ka takuar, vetëm Aurorën e ka takuar disa minuta pasi kishte kryer dializën.

Aurora: Historia e Enxhit është pak prekëse, para 4 vitesh humbi mamanë nga sëmundja e veshkave. Pas 3 vitesh nga humbja e mamasë, Enxhi humbet dhe dy veshkat e saj dhe jeton me dializë.

Ardit Gjebrea: Sa herë shkon në spital?

Aurora: Shkon tre herë në javë nga 4 orë në ditë. Është 24 vjeç dhe në grupin tonë Enxhi është shumë e qeshur, shumë entuziaste, të jep forcë, të jep këshilla, duket sikur ajo i ka të gjitha shumë mirë ndërkohë që me e vuajtura është ajo.

Ardit Gjebrea: Sa vite keni që jeni në këtë grup?

Aurora: Që në vitin 2019 jemi në këtë grup.

Ardit Gjebrea: Si funksionion, lini një orar, si mblidheni?

Aurora: Mund të flasim gjithë kohës, por kur Shaze është e lirë sepse tani e ka në profesion pikturën, futet dhe na jep mësim për pikturën, teknika të ndryshme, na jep një punim gjatë javës që ne ta punojmë, domethënë jemi bërë një familje, ndajmë çdo gjë me njëra-tjetrën. 

Ardit Gjebrea: Ndërkohë çfarë ka ndodhur me Enxhin së fundmi? Aurora:Enxhi nuk para flet shumë siç fliste më përpara, është pak më e mbyllur, më e trishtuar. Takimin e parë që kam pasur me Enxhin mu duk sikur ishte njeriu im që kisha vite pa e takuar. E takova shumë pak sepse ishte në dializë.  Në ato momente pashë që kishte nevojë për shoqëri, komunikim, më tha do takohemi sërish të enjten sepse kishte dializë dhe më lindi idea atë ditë që takova Enxhin në orën 11 të natës t’i bëjmë një surprizë tek “Ka një mesazh për ty”.  /tvklan







Të ngjashme