Ajo franceze. Me vete mbante një valixhe me 2 milionë Euro, pjesa më e madhe të falsifikuara dhe ishte në mision për të mashtruar biznesmenë të huaj… Por plani i dështoi, kur u rrëmbye nga 4 persona të armatosur në hollin e hotelit. Ata ishin shqiptarë.

Duket si një skenë filmi, por në fakt pikërisht kjo ka ndodhur në Milano të Italisë fqinje.

Sipas mediave atje, ishin klientët e hotelit ata që raportuan tek autoritetet 4 meshkuj të armatosur, të cilët kishin shoqëruar jashtë Hotelit Hilton një vajzë.

Policia fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një pengmarrje standarde, derisa zbuluan se vetë 21-vjeçarja kishte shkuar në hotel në përpjekje për të mashtruar 4 biznesmenë indianë.

Shqiptarët u larguan me një Alfa Romeo 147. Policia iu vu nga mbrapa dhe nisi ndjekjen me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos,  derisa shqiptarët u kapën.

Në valixhe autoritetet zbuluan 2 milionë euro, prej të cilave vetëm 65 mijë ishin para reale që mbulonin dhe pjesën tjetër të kartëmonedhave, të gjitha të falsifikuara.

Besohet se 4 shqiptarët u njoftuan nga dikush që ishte në dijeni të valixhes me para, megjithatë ata nuk i informuan për faktin se këto para ishin të falsifikuara.

Vajza franceze, sipas mediave italiane, dyshohet se planifikonte të mashtronte biznesmenët duke u blerë atyre pasuri të patundshme apo sende të çuara, një skemë e zakonshme mashtrimi.

Shqiptarët e arrestuar janë Françesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24-vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeç. Nga e gjithë kjo ngjarje nuk pati të lënduar, megjithatë të rinjtë shqiptarë tashmë duhet të përballen me një sërë akuzash të rënda.

/tvklan.al