Zbardhet vrasja 18-vjeçarit shqiptar Marios Isa, i cili u ekzekutua mbëmjen e së hënës në Kavalla, në Greqi. Autori i vrasjes së të riut është një bashkëmoshatar i tij, edhe ky shqiptar. Sipas mediave greke, autori i ngjarjes pranoi krimin duke thënë se e kishte vrarë gabimisht shokun e tij.

“Ne patëm një zënkë, unë nxora armën por nuk doja ta vrisja”,

mësohet t’u ketë thënë shqiptari oficerëve.

Policia njoftoi se viktima dhe vrasësi ishin së bashku në një lokal, prej ku dolën duke debatuar. Pista e ngritur fillimisht, ajo e pazareve të drogës, duket se ka rënë, ndërsa dyshohet shkak për ngjarjen mund të jenë bërë 50 Eurot e gjetura në dorën e Marios Isait.

18-vjeçari është viktima e katërt e një serie krimesh të kryera ndaj shqiptarëve në Greqi në dy javët e fundit. Përpara tij janë ekzekutuar 63-vjeçari Petrit Zilfe, i cili u vra në Korfuz nga një grek, pjesëtar i ‘Agimit të Artë’. Shkak i ngjarjes dyshohet se ishte konflikti mes të dyve në një lokal për ekzekutimin e  Kostandinos Kaçifas në Bularat. Një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Trikallës në rrethana të mistershme, ai dyshohet se është vrarë. Ndërsa viktima e katërt është Altin Mullai, i cili u vra më 22 Nëntor në një shkëmbim zjarri me policinë greke në zonën e Janinës. 39-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë po trafikonin 166 kilogramë kanabis në Greqi.

Tv Klan