4 persona janë vënë në pranga për ngjarjen e ndodhur të mërkurën tek gjimnazi “Havzi Nela”, në KZAZ nr.11 Kukës, ku disa persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin tentuan të dëmtojnë materialet zgjedhore kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Të arrestuarit janë A. C., 46 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, E. H., 42 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, E. B., 26 vjeç, Inspektor i Policisë Bashkiake dhe E. M., 35 vjeç, të gjithë banues në Kukës.

Gjithashtu, autoritetet kanë shpallur në kërkim 7 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Mbi personat më lart rëndojnë akuzat: “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”./tvklan.al