Katër persona mbetën të plagosur pas një konflikti me armë në rrugën “Vangjel Noti”, pranë ish- kombinatit “Josif Pashko”, në kryeqytet. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të së premtes në Laprakë, kur Arben Seferi hapi zjarr drejt katër personave që ndodheshin në një lokal.

Të plagosur mbetën Eljon Leka 31 vjeç pronar i lokalit, si dhe klientët Avni Biberi, 46 vjeç, Bujar Mrishaj 31 vjeç e Bledar Gosturani 33 vjeç. Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

 Policia dyshon se krimi ndodhi për motive të dobëta, në vijim të një konflikti të ndodhur mesditën e të enjtes  mes  Arben Seferit dhe Elion  Lekës. Këta dy të fundit mësohet se kanë debatuar

sërish mbrëmjen e së premtes, sherr pas të cilit Seferi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt Elion Lekës.

Tre personat e tjerë dyshohet se kane mbetur të plagosur aksidentalisht.

Në vendin e ngjarjes, ekspertët gjetën më tepër se 7 gëzhoja të një pistoletë të kalibrit 9 mm. Autori dyshohet se u larguan nga vendngjarja i ndihmuar nga i vëllai Astrit Seferi, ndërsa pritet që dëshmia e të plagosurve të hedhë më shumë dritë mbi atentatin.

Tv Klan

(Foto: Vendi ku ndodhi plagosja e katërfishtë, disa metra poshtë lokalit)

(Foto: Lokali ku nisi sherri mes 4 klientëve dhe pronarit)